Sigurimet shoqërore për emigrantët shqiptarë, deputeti Braçe: T’i bëjmë presion Greqisë

Deputeti socialist, Erion Braçe ka folur në seancën plenare këtë të hënë në Kuvend për domosdoshmërinë e ngritjes së një problematike lidhur me miratimin e sigurimeve shoqërore me shtetin fqinj. Braçe theksoi se është imediate të lëvizet menjëherë për të bërë një marrëveshje me Greqinë lidhur me sigurimet shoqërore.

”Sot Kroacia miratoi marrëveshjen e sigurimeve shoqërore, njëlloj edhe Zvicra me Italinë, kjo e fundit në prag. Mijëra shqiptarë që jetojnë jashtë duhet të përfitojnë.

E vetmja që nuk lëviz është Greqia, ku shqiptarët ku kanë kontribuar për vite me radhë kanë kontribuar ekonominë greke, kanë paguar sigurimet shoqërore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo çështje është themelore, duhet bërë edhe çështje e parlamentit. Presioni mbi autoritetet greke të arrijë në maksimum, që punëtorët shqiptarë të marrin mbrapsht kontributet e sigurimeve shoqërore”, tha Braçe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?