Silva Caka: LRI në Njësinë 12 rritet çdo ditë. Të rinjtë jenë makthi i çdo pushteti

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka ka marrë pjesë sot në takimin me shtabin e Lëvizjes Rinore për Integrim në Njësinë 12 në Tiranë. Caka shprehet se rritja e radhëve të LSI dhe LRI me të rinj dhe të reja është dëshmia më e mirë e fitores së opozitës në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

“Shtabi i LRI-së së Njësisë 12 është gati dhe do rritet çdo ditë! Shtimi i radhëve të tyre nënkupton më shumë të rinj në vendimmarrje publike, pasi politikat për të rinjtë, nuk i harton askush më mirë se ata vetë. Të rinjtë duhet të jenë makthi i çdo pushteti; nëse zgjedhim të largohemi, pushteti bëhet më i pamëshirshëm. Të mos ia japim atë shans!”,- shkruan Silva Caka në një postim në Facebook.

https://www.facebook.com/silvacakaLSI/posts/2858818664443554

 

SHKARKO APP