Silva Caka, mesazh deputetit të PS: Skraparlinjtë do të çojnë andej nga ke ardhur

Deputetja e LSI-së, Silva Caka ka kërkuar nga deputeti socialist i Beratit, Adnor Shameti që të bëjë kujdes me presionet që po ushtron në këtë qark ndaj anëtarëve të LSI-së.

Në një mesazh të fortë në Facebook, Caka i kujton Shametit se ai është nga skraparllinjtë e rrallë që ndryshojnë krah sipas pushtetit.

“Adnor, janë të rrallë Skraparlinjtë si ty, që ndërrojnë sipas erës së pushtetit dhe interesave personale vetjake. Ata që ke thirrur dhe kërcënuar sot, nuk janë studentët e Justinianit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëj kujdes Adnor! Skraparlinjtë të çojnë shumë shpejt andej nga ke ardhur! Edhe diçka: Numri i amzës 486 të thotë gjë? Nëse jo, pyet Partizanin”,- shkruan Caka.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?