Silva Caka: Ministri 57-vjeçar që heq nga puna policët 55 vjeç

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka ka reaguar ndaj projektligjit të Ministrisë së Brendshme për nxjerrjen në lirim të punonjësve të policisë që kanë mbushur moshën 55 vjeç. Caka i kujton ministrit Sandër Lleshaj se e mori detyrën si anëtar i kabinetit qeveritar, dy vite më parë, kur ishte 55-vjeç.

Postimi i plotë i Silva Cakës në Facebook:

“Zotëria që në moshën 55 vjeçare u bë Ministër i Brendshëm, kërkon të hakmerret ndaj kolegëve të tij, të së njëjtës moshë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Projektligji i ri për Policinë e Shtetit, synon të paragjykojë e të diskriminojë çdo efektiv policie, i cili ka mbushur moshën 55 vjeç, duke e larguar atë nga puna, pasi i ka dhuruar gjithë jetën atij profesioni. Dhe mbi të gjitha, t’a trajtojë atë me gjysmën e pagës neto!!!

Swiss Digital Mobile Reklama

Në shumë vende të botës, kur polici arrin një moshë të caktuar, për shkak të efektshmërisë që kërkon detyra, atashohet pranë posteve administrative, të cilat nuk i mungojnë administratës tonë burokrate. Vetëm këtu tek ne ndodh që mendja ”brilante” e Ministrit 57 vjeçar, kërkon t’i hedhë në kosh të plehrave 30 vite investim dhe mund!

Pavarësisht lodhjes që mund të shkaktojë profesioni, polici 55 vjeçar është ende i aftë për kryerje detyrash administrative e mbi të gjitha është kryefamiljar dhe paga e tij mund të jetë e vetmja e ardhur e familjes së tij.

Mos harro Ministër se mosha e pensionit është rritur dhe aq më tepër, në Shqipëri është tej mase e vështirë, për të mos thënë e pamundur, të gjesh një vend pune në moshën 55 vjeçare.

Keni ngritur pafund struktura policore ku mund të punësoni militantët tuaj, pa qenë nevoja të nxirrni në rrugë të madhe punonjësit që i dedikuan jetën profesionit. Paraardhësi juaj I quajti barkderra, ndërsa ju po guxoni t’iu ndërprisni karrierën dhe jetën në mes. Jo të gjithë e kanë fatin, që nëpërmjet servilizmit e lëpirjes, të bëhen ministra në moshën 55 vjeçare”.

https://arkiva.kohajone.com/policet-mbi-55-vjec-gati-te-perjashtohen-nga-policia-ministri-gati-projektligjin/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?