Silva Caka: S’do bllokojmë bashkitë e PS, por as ata të LSI

Caka: Ruçi të drejtojë me tolerance si Meta

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka, e ftuar në studion e emisionit “45 Minuta” në Report TV, ka deklaruar se LSI nuk do të bllokojë punën e bashkive të Partisë socialiste.

Caka është shprehur se nuk ka asnjë kuptim që të dëmtohet jeta e qytetarëve, si dhe ka shtuar se as Partia Socialiste nuk duhet të bllokojë bashkitë të cilat drejtohen nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo gjithashtu ka folur edhe për betimin e Ilir Metës, ish-kreut të LSI, si president më 24 korrik, për të cilën ka thënë se seanca që do të mbahet në parlament është një formalitet.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është një seancë që është një formalitet i cili parashikohet nga Kushtetuta e Shqipërisë. Nuk do të ketë asgjë të veçantë”, u shpreh Caka, e cila e pyetur për një bojkotim të seancës nga disa deputet ka shtuar se Meta u zgjodh me një numër të caktuar votash si president dhe nuk sheh asnjë arsye për bojkotim të seancës.

Ndërkohë e pyetur se a ka një plan LSI-ja të formës në të cilën do të bëjë opozitë, deputetja në detyrë, i është përgjigjur se do të ndiqen të gjitha rregullat ligjore që përmban legjislacioni shqiptar për t’i bërë opozitë çdo institucioni ose personi.

Në studion e “45 Minutave” në Report TV, Caka ka komentuar edhe një drejtim të mundshëm të Kuvendit të ri nga Gramoz Ruçi, për të cilin ka thënë se shpreson që ta drejtojë me aq tolerancë sa edhe Ilir Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?