Sipërmarrjet e grave-drejt forumit parlamentar të Cetinjës
Me datë 7 Qershor , u mbajt në Budva takimi i parë bilateral midis Komisionit të Punës Cështjeve Sociale dhe Shëndetësinë të Parlamentit Shqiptar dhe Komisionit për Barazinë Gjinore në Parlamentin e Malit të Zi. Fokusi i këtij takimi ishte pjesëmarrja e gruas në sipërmarrje dhe u bë i mundur nga mbështetja e OSBE-së, misioneve në Shqipëri dhe Malit të Zi. Ndërkohë që fuqizimi i rolit të grave në vendimarrje, fushën ekonomike dhe sociale si dhe barazia gjinore, janë dhe prioritet të mbështetjes që OSBE, i ofron vendit tonë. Në takimin “Sipërmarrjet e grave- drejt forumit parlamentar të Cetinjës”, pala shqiptare përfaqësohej nga Kryetarja e Komisionit për Punën Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë Znj. Albana Vokshi, deputetë të këtij komisioni, z. Ylli Ziçishti, znj. Albina Deda, z. Roland Keta , znj. Albjona Halimi si dhe Nënkryetarja e Aleancës së Grave deputete Znj. Mimoza Hafizi dhe sekretarja e këtij Komisioni znj. Silva Caka. Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë znj. Vokshi, në fillim të fjalës së saj, falenderoi znj. Nada Drobnjak, kryetaren e Komisionit për Barazi Gjinore të Parlamentit të Malit të Zi për mikëpritjen dhe mundësinë e këtij takimi. “ Jam shumë e kënaqur që ndodhem sot këtu, bashkë me kolegët e mi deputetë në këtë takim të parë, për të diskutuar mbi rolin e grave në sipërmmarje. Ky është vetëm fillimi, një hap i parë, ku besoj se do pasohet me një takim në Tiranë, duke i dhënë gjithë mbështetjen e duhur grave biznesmene”. Më pas Znj. Vokshi bëri një prezantim të shkurtër sipërmarrjes së grave në Shqipëri, “Po të shohim gjendjen e performancës së grave në tregun e punës, treguesit janë shqetësues. Gratë paraqesin një shkallë më të lartë dhe më afatgjatë papunësie dhe një pjesëmarrje të vogël në tregun e punës (60% e grave), ndërsa përfshirja e tyre në aktivitete me vetë- punësim është më e ulët , krahasuar me burrat në Shqipëri. Një tipar tjetër është përqendrimi i grave në sektorë me prodhimtari të ulët dhe shkallë të lartë informaliteti, të tilla si bujqësi dhe prodhim. Po ashtu, gratë janë më pak të përfshira në industri dhe në sektorët e shërbimeve, krahasuar me burrat”. Në prezantimin e saj znj. Vokshi bëri të ditur gjithashtu se mbështetja nuk duhet parë si raport gjinor, nuk duhet parë si përqindje midis grave dhe burrave, por si domosdoshmëri për të rritur cilësinë e zhvillimeve ekonomike e sociale në vend. “Ka shumë studime dhe eksperienca pozitive që vërtetojnë se në ato vende ku është rritur dhe përmirësuar angazhimi, punësimi dhe promovimi i grave në biznes, – por jo vetëm në biznes- janë arritur rezultate pozitive në ritmet dhe cilësinë e rritjes ekonomike dhe janë zbutur sfidat sociale. strategjia e mbështetjes së tyre duhet të jetë pjesë e strategjisë kombëtare të zhvillimit të integruar të vendit. Kjo fillon që me draft strategjitë deri në monitorimin e tyre.-tha znj. Vokshi. Ajo shtoi se hartimi i politikave bazuar ne evidenca është një nga kushtet bazë për të patur politika të efektshme në rritjen e mirëqenies së popullsisë. Në mbyllje, u ra dakort që ky takim të pasohet nga takime të tjera dypalëshe, dhe ai I radhës të mbahet në Shqipëri në fund të këtij viti.
Delegacioni shqiptar merr pjesë në Forumin e XVII –të, Parlamentar të Cetinjës
‘Gratë në Biznes”
Në forumin e XVII-të Parlamentar të Cetinjës “Gratë në biznes”, që u zhvillua me datë 8 Qershor në Cetinje, ishin të prashinësh anëtarët e komisionit të shëndetësisë si dhe Znj Mimoza Hafizi dhe znj. Silva Caka, të cilat dhe diskutuan në emër të parlamentit shqiptar. Pati diskutime nga përfaqësues nga Serbia, Bosnje-Hercegovina Mali i Zi dhe Kroacia. Një vit pas forumit me këtë temë, u arrit ne konkluzion, se gratë nuk janë të barabarta më burrat në biznes dhe se duhet t’u jepet një mbështetje në të gjitha sferat. Nën-Kryetarja e Alencës së Grave Deputete të Kuvendit të Shqipërisë, znj. Mimoza Hafizi ndau me të pranishmit një panoramë të përgjithshme të arritjeve të Alenacës si një formë e veçantë unike për bashkepunimin ndër-partiak mes parlamentareve të Shqipërisë dhe që u kurorëzua edhe me miratimin e nismës së fundit të tyre për ndryshime ne Kodin Zgjedhor për mundësinë e përfaqësimit të barabartë gjinor në këshillat bashkiake për zgjedhjet vendore. Kjo eksperiencë e ndarë me koleget e rajonit u mirëprit dhe u vlerësuar si një risi dhe shëmbull pozitiv i Shqipërisë pqr tu ndjekur edhe nga vendet e rajonit. “ Krijimi i kësaj Aleance është bërë i mundur vetëm një vit më parë, ku vlen të përmend se arritja më e madhe gjatë kësaj kohe, ishte kalimi i ligjit, ku 50 përqind e grave në këshilla bashkiake të jenë femra. Ndërkohë gjatë kësaj kohe, janë ndërmarrë disa inciativa individuale, si dhë është krijuar rrjeti i grave të biznesit në Shkodër-Durrës dhe Fier, nën mbështetjen e grave deputete”. Deputetja Silva Caka, Sekertare e Aleancës së Grave Deputete, në prezantimin e saj theksoi se:” Plani i Veprimit 2014-2020 vjen si dokument politikash në vazhden e Strategjisë së Zvillimit të Biznesit dhe Investimeve 2014-2020. Qëllimi i përgjithshëm i tij, është dhe krijimi i një mjedisi fuqizues, i cili nxit një numër të madh grash, të krijojnë dhe zhvillojnë bizneset e tyre dhe t’I sjellin ato nëvemnedje të polityikbërësve lokalë dhe qëndrorë, si dhe donatorëve.”. Më pas Znj. Caka, shtoi se qëllimet konkrete të këtij Plan Veprimit janë: numri I ndërrmarrjeve active të drejtuara nga gratë të rritet deri në 30 përqind, shkalla e lëvrimeve të kredive për gratë sipërmarrëse të arrijë deri në 45 përqind dhe numri I grave të vetëpunësuara të rritet deri në 35 përqind. Ky plan veprimi sipas znj. Caka do të mëbshtet në katër shtylla kryesore. Në kuadrin mbështetës të politikave, edukimin dhe trajnimin, mundësinë për të siguruar financimin dhe aftësi konkurruese si dhe rrjetëzimi (Netëorking). Forumi i vazhdoi punimet dhe pasdite, ku te ftuar ishin kryetarët e bashkive të Podgoricës, Sarajevës, Cetinjës, Kolashinit Gusinjës, ku secili prej tyre prezantoi eksperiencën e bashkisë që përfaqësonte.