Sistemi i vaditjes, Rama premton zgjidhje
Në një deklaratë gjatë disë së sotme, kryeministri Edi Rama u premtoi fermerëve se problemi i ujitjes së tokave do të zgjidhet brenda mandatit të tij qeverisës.
Sipas kreut të ekzekutivit, brenda 2 viteve e gjysmë 100 mijë familje do të zgjidhin njëherë e mirë këtë shqetësim që pritet të shmangë edhe përmbytjet.
Sipas Ramës, zgjidhja e problemit të ujitjes do të sjellë edhe rritje të prodhimit bujqësor.
Rama tha se: “ Ne kemi marrë një zotim shumë ambicioz, që të çojmë ujin në çdo parcelë ku punohet me tokën. Po të shikojmë gjithë trendin 20 vjeçar kuptojmë edhe më mirë se zotimi është vërtet shumë ambicioz, sepse mundësia për ujitje qysh prej 1991 ka ardhur duke u ngushtuar dhe jo duke u zgjeruar. Dhe faktikisht ne sot kemi nën ujë vetëm 110 mijë hektarë nga 420 mijë që Shqipëria kishte si tokë bujqësore të ujitur në vitet ’91-’92.
Sigurisht që në këto 420 mijë hektarë ky 20-vjeçar ka sjellë shumë transformime që në raport me sipërfaqen e tokës së bukës janë negative. Pasi shumë sipërfaqe që në ’91-’92 ishte sipërfaqe e dedikuar për prodhimin bujqësor është transformuar në truall ndërtimi dhe fusha të tëra prodhuese janë transformuar në lagje të tëra me ndërtime kryesisht informale.”
KOHA JONË SONDAZH

