Sistemi Zgjedhor/ Bylykbashi: PD e hapur për çdo propozim, Gjiknuri nuk mbështeti asnjë nga ato të Rudina Hajdarit

I mandatuari i PD për Këshillin Politik Oerd Bylykbashi ka zbuluar nga mbledhja e sotme se PD është e hapur për çdo propozim për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Bylykbashi madje shprehet se Damian Gjiknuri përfaqësuesi i PS në tryezë nuk mbështeti asnjë nga propozimet e Rudina Hajdarit që përfaqëson opozitën parlamentare. Më tej Bylykbashi u shpreh se PD nuk kërkon një sistem me deputetë Facebook-u por me përfaqësues që të kenë lidhje të afërta me qytetarët.

”Në tryezën e sotme Gjiknuri ishte i qartë që nuk mbështeti asnjë nga propozimet për sistemin zgjedhor të znj,. Hajdari. Ndërkohë që opozita shprehu gatishmëri dhe të qenit të hapur për të diskutuar të gjithë propozimet. Janë qëndrime që janë shprehur edhe më herët. Z. Basha ka bërë një propozim shumë të fortë me vendosjen e një sistemi të ri me balanca kushtetuese që ndikojnë drejtpërdrejt. Zgjedhësit të kenë lidhjen më të afërt me të zgjedhurit. Pra deputetët mos jenë deputetë Facebook-u nga dhomat e tyre dhe zyrat. Por të jenë më lidhjet e tyre me qytetarët. Për këtë arsye jemi të hapur dhe diskutimi vazhdon. Nuk pamë asnjë qëndrim nga mazhoranca.”- tha Bylykbashi.

Oerd Bylykbashi lidhur me propozimin e PD për depolitizimin e administratës zgjedhore ka theksuar se Gjiknuri i PS ishte kundër pasi do që mazhoranca të mbajë ende nën kontroll administratën zgjedhore.

Bylykbashi duke folur për propozimet që paraqiti sot PD në tryezë theksoi se draftet mund të miratohen në mënyrë të njëanshme të PS dhe opozita e bashkuar nuk kishte për ta lejuar diçka të tillë por do të luftonte për të gjetur konsenusin.

Por mbi të gjitha tha Bylykbashi një qeveri kujdestare do ishte e vetmja garanci për një administratë publike neutrale në administratën zgjedhore.

”Është një propozim i cili jo vetëm përputh rekomandimin e ODIHR por garanton mbajtjen e besimit politik dhe fuqizimin e besimit te opinionit publik. Në qendrën e votimit do e administrojë komisioneri jopolitik dhe do të vëzhgohen nga partitë, dhe numërimi do të jetë nga një numërues jopolitik. Një gjë që propozojmë sot është edhe rinumërimi i votave para se të dalë rezultati nëse ndonjë komisioneri i ka shkuar në mendje të vjedhë votat për një parti, të dënohet penalisht dhe rezultati të rikthehet aty ku ishte. E papranueshme që hajduti të ndëshkohet vetëm me gjobë dhe të ruajë sendin e vet. Propozimi që vjen sot nga Gjiknur dhe mazhoranca, ka dy opsione, ose pranoni versionin aktual të administratës politike që e kontrollon mazhoranca, dhe tjetri të kalojë në një model ku komisionerët do të jenë të pavarur nga partitë por totalisht të varur nga qeveria, në lëkurën e administratës të papolitizuar që nuk ekziston. Nuk mund të pranohet një qasje e tillë dhe ajo që është sot është qëndrimi intrazigjen i Gjiknurit që e refuzon për ta mbajtur kontrollin. U përvijua një linjë e cila çon ose mund të çojë drejt një miratimi të njëanshme të drafteve të PS që ne jo vetëm nuk e pranojmë por edhe që të gjejmë konsensusin për një Kod Zgjedhor që nuk i shërben vetëm PS.

Qeveria kujdestare?
Kërkojnë që të kontrollojnë me çdo formë administratën zgjedhore. E vetmja garanci që administrata publike të jetë neutrale në administratën zgjedhore është qeveria kujdestare.”- tha Gjiknuri.

SHKARKO APP