Situata e krimit në vend, 7 deputetë kërkojnë interpelancë me ministrin Lleshaj
Shtatë deputetë të Kuvendit kërkojnë paraqitjen në interpelancë të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, për situatën e krimit në vend.
Kërkesa e firmosur nga deputetët Lefter Maliqi, Artur Roshi, etj, ka si objekt dhënien e sqarimeve nga Ministria e Brendshme për luftën ndaj krimit.
Deputetët kërkojnë sqarime mbi marrjen e masave pas ngjarjeve të rënda kriminale dhe vrasjeve që kanë ndodhur ditët e fundit në vend. Pjesë e interpelancës do të jetë dhe procesi i vettingut në Policinë e Shtetit.

KOHA JONË SONDAZH

