Situata e rëndë nga Covid-19/Presidenti Meta: Qeveria të reflektojë

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në komunikimin e përjavshëm me gazetarët, tha se situata me Covid-19 në Shqipëri është serioze, ndaj dhe u bëri thirrje institucioneve që të marrin masat e duhura. Nga ana tjetër, kreu i shteti prezantoi disa nga vendimet e marra nga ai në kuadër të luftës me këtë virus.

“Tërheq vëmendjen ndaj të gjithëve për të mos humbur përqëndrimin në përballimin më efikas të pandemisë, pasi shtimi i rasteve të qytetarëve dhe numrit të viktimave kërkojnë urgjentisht një reflektim nga të gjithë, nga institucionet, qeveria, opozita, sipërmarrjet dhe çdo qytetar. Është e domosdoshme një strategji e re, me protokollet e mirëpërcaktuara dhe për të vënë në kontroll përhapjen në rritje të kësaj pandemie. Është i domosdoshëm një komunikim efikas me vendet fqinje për të shkëmbyer informacione në kohë reale me qëllim që kjo strategji të na mundësojë daljen sa më të sigurt dhe të shpejt nga kjo situatë”.

Presidenti tha se do të ketë një takim zyrtar me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. ”Ju e dini që janë zhvilluar disa mbledhje dhe padyshim që në të ardhmen do të zhvillohet. Unë kam kërkuar një takim zyrtar me ministren e Shëndetësisë në mënyrë që të gjykojmë mbështetjen që mund të japë presidenti. Qytetarët duhet të tregohen më të kujdesshme dhe të përgjegjshme për shëndetin e tij dhe familjarëve. Duket që ka një shkudesje, nuk na ndihmon që të hapemi as me BE-në, do të jetë e nevojshme një mbledhje e tillë. Ndërkohë duhet dhe më shumë transparencë dhe profesionalizëm për mbrojtjen e mjekëve dhe personelit shëndetësor.

Nga ana tjetër, kreu i shtetit tha se dy janë çështjet kryesore për të cilat politika duhet të shmangë çdo tension artificial. Situata me Covid-19 dhe përmbushja e kushteve për rruga e Shqipërisë drejt Integrimit në BE.

“Dy janë prioritetet kryesore, mos nënvlerësimi i masave për përballimin e pandemisë, pasi mund të kthehet në një kërcënim më të madh në javët që vijnë dhe së dyti të angazhohemi të gjithë për plotësimin e kushteve për Integrimin Europian. Çdo tension artificial që shmang vëmendjen nga këto dy çështje, do të ishte një përgjegjësi mjaft serioze, e para kushton jetë njerëzish dhe e dyta i kushton shumë Shqipërisë për ëndrrën europiane. Dua të theksoj edhe njëherë rëndësinë e jashtëzakonshme të ruajtjes së prioritetet të plotësimit të kushteve për çeljen e negociatave. Miratimi i Reformës Zgjedhore është kushti i parë formal, për të vazhduar më pas me kushte të tjera që nuk janë formale, por që janë edhe mjaft përmbajtjesore dhe kanë të bëjnë edhe me cilësinë e zgjedhjeve të ardhshme në vendin tonë”.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/2536776433252642/?epa=SEARCH_BOX

SHKARKO APP