Situata humanitare në Ukrainë është kritike, Meta thirrje shqiptarëve: Të mbledhim ndihma

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta u bën thirrje shqiptarëve që të ndihmojë Ukrainën, pasi atje ka një situatë humanitare shumë kritike. ”Me përulësi ju bëj thirrje të gjithëve të ndjekim nismën e Kryqit të Kuq Shqiptar, për të mbledhur ndihma në mbështetje të popullit ukrainas që po lufton heroikisht në çdo qytet, lagje e rrugë. Humanizmi dhe solidariteti njerëzor janë tipare të çmuara të kombit tonë”,-shkruan kreu i shtetit në facebook.

Postimi i plotë

Të dashur qytetarë, për shkak të luftimeve të ashpra, situata humanitare në Ukrainë është tepër kritike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me përulësi ju bëj thirrje të gjithëve të ndjekim nismën e Kryqit të Kuq Shqiptar, për të mbledhur ndihma në mbështetje të popullit ukrainas që po lufton heroikisht në çdo qytet, lagje e rrugë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Humanizmi dhe solidariteti njerëzor janë tipare të çmuara të kombit tonë.

Shqipëria qëndron përkrah Ukrainës dhe popullit të saj! #StandWithUkraine #StopRussianAggression

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?