Situata kaotike në Kakavijë, Xhaçka: Po vijojnë bisedimet me Greqinë për lehtësimin e procedurave në kufi

Ndërkohë që kryeministri vijon të pushojë i pashqetësuar në plazhet e jugut dhe ende hesht për situatën kaotike në kufirin me Greqinë, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka thotë se autoritetet vijojnë komunikimet me qeverinë greke për të pasur lehtësim të procedurave për kalimin e qytetarëve, të cilët vijojnë të qëndrojnë të bllokuar në rrugë prej 4 ditësh.

Autoritetet diplomatike janë në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, ndërkohë Forcat e Armatosura e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjienën sanitare në terren. FA në krye të detyrës!”, shkruan Xhaçka në një postim në Facebook.

SHKARKO APP