Situata kritike në Gramsh nga zjarret, presidenti Begaj: Të tregohet kujdes, angazhim dhe përgjegjësi

Presidenti Bajram Begaj, ka reaguar i shqetësuar për situatën me zjarret në Gramsh, ku është kritike, edhe me një humbje jete. Apeli i kreut të shtetit është që të gjithë aty të kenë ndërgjegjësim maksimal, kjo duke treguar kujdes, angazhim dhe përgjegjësi. ”Në emër të të gjithë shqiptarëve, falënderoj të gjithë efektivët e angazhuar, si dhe shpreh mirënjohje të thellë për ndihmën që po marrim nga vendet mike, përfshirë dërgimin e helikopterëve dhe pajisjeve të specializuara”,-shkruan Begaj.

Postimi i plotë

Me shqetësim të thellë po ndjek situatën kritike të shkaktuar nga zjarret, me të cilat po përballet vendi ynë. Në këto momente sfiduese dua të bëj thirrje për ndërgjegjësim maksimal nga secili prej nesh, duke treguar kujdes, angazhim dhe përgjegjësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ftoj të gjithë qytetarët, veçanërisht banorët e Bashkisë Gramsh, Njësisë Administrative Skënderbegas, ku situata është edhe më kritike, të bashkëpunojnë e të kontribuojnë krah për krah me strukturat e emergjencave civile, zjarrfikësit, Forcat e Armatosura dhe policinë, të cilët po punojnë dhe sakrifikojnë për të mbrojtur jetën, pronën, pasurinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbështetja jonë për ta, me çdo formë të mundshme, është jetike. Në emër të të gjithë shqiptarëve, falënderoj të gjithë efektivët e angazhuar, si dhe shpreh mirënjohje të thellë për ndihmën që po marrim nga vendet mike, përfshirë dërgimin e helikopterëve dhe pajisjeve të specializuara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?