Situata me Covid-19, PD: Rama nuk jeton me realitetin

Selia e Partisë Demokratike
Selia e Partisë Demokratike

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se se është i papërgjegjshëm në këtë situatë të krijuar nga Covid 19.

PD ka publikuar një video me deklaratat e Ramës, që sipas saj janë kontradiktore.

“Kur i kërkonim të merrte masa, na akuzonte se po përhapnim panik dhe se koronavirusi nuk na kërcënonte. Tani që kërcënimi është realitet, bërtet se jemi në luftë! 

Në luftë ishim edhe në 27 Shkurt, edhe në 2 Mars, edhe në 12 Mars. I vetmi që nuk e kuptonte në kohë situatën dhe nuk jetonte me realitetin ishte Edi Rama! 

Përgjegjshmëria kërkon që të jesh i përgatitur dhe të marrësh masat në kohë. Vonesa në këtë situatë është fatale”, shkruan PD.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/528378154724105/

 

SHKARKO APP