Situata me zjarret, kryeparlamentarja Spiropali: Respekt për të gjithë ata që luftojnë çdo ditë me flakët

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali shpreh mirënjohjen për çdo përpjekje dhe sakrificë të zjarrfikësve në këto ditë të vështira kur vendi u përball me situatë kritike të zjarreve të favorizuar nga temperaturat e larta. Nga 54 vatra sot kanë mbetur vetëm 3 aktive. Spiropali në një postim në rrjetet sociale shprehu respekt për të gjithë ata që luftojnë çdo ditë me flakët.

Postimi i plotë

Mirënjohje për çdo përpjekje dhe sakrificë; nga 54 vatra, sot kanë mbetur vetëm 3 aktive. Respekt për të gjithë ata që luftojnë çdo ditë me flakët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në veri, sot që prej orëve të para të mëngjesit angazhimi është ende maksimal: 6 helikopterë janë në mision për shuarjen e çdo vatre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Le të shpresojmë për dëme sa më të pakta dhe të kuptojmë njëherë e mirë: zjarret e qëllimshme janë krim ndaj jetës dhe natyrës. Një shkëndijë mjafton për të kthyer gjithçka në hi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?