Situata në Rinas/Rama pranon që nuk janë kapur ”gafil”: Kemi pasur infomacione

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se një pjesë prej kontrollorëve që janë ngritur në protestë, janë kthyer në punë. Për emisionin ”Log” në ”abcnews”, kreu i qeverisë që kërkon një mandat të tretë, tha se qeveria dhe Ministria e Infrastrukturës kanë pasur infomacion për këtë protestë, dhe nuk janë kapur ”gafil”.

Rama shtoi se shumë prej kontrollorëve u janë bindur thirrjeve të ministres dhe kryeministrit dhe nesër nisin punën.

“Ne nuk jemi kapur gafil, kishim informacion për situatën. Disa prej kontrollorëve janë dorëzuar, nesër fillojnë punë. Por kjo gjë nuk mbaron këtu. Është një procedurë që do të zgjasë”.

SHKARKO APP