Situata në veri të Kosovës, Rama: Dialog me Serbinë për të mos humbur aleatët. Mbështesim planin Franko-Gjerman
Thirrja që bën kryeministri Edi Rama për situatën në veri të Kosovës, është që dialogu i palodhur me Serbinë të vijojë. ”Mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog Kosovë-Serbi”. Tensionet në veri të Kosovës vijnë pas dorëheqjeve masive të zyrtarëve serbë dhe daljes nga Kuvendit të deputetëve të Listës Serbe.
Postimi i plotë
Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA&BE. Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe DIALOG Kosovë-Serbi.
Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë!
Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një DIALOG I PALODHUR me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët.
Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA&BE🇺🇸🇪🇺🇦🇱Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe DIALOG🇽🇰🤝🇷🇸
— Edi Rama (@ediramaal) November 7, 2022