Situata në Veriun e Kosovës, kryeparlamentarja Nikolla: Autoritetet serbe të përmbahen

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka reaguar për përplasjet në Veri të Kosovës. Nikolla thotë se zhvillimet e orëve të fundit janë shqetësuese, duke shtuar se dhuna ndaj policisë së Kosovës dhe EULEX është e dënueshme.

“Zhvillimet në veri të Kosovës janë shqetësuese. Dhuna ndaj policisë së Kosovës dhe EULEX është e dënueshme. Autoritetet e Kosovës po tregojnë përgjegjësi e maturi.

Por këto qëndrime duhet të pasohen nga përmbajtja e autoriteteve serbe, në mënyrë që edhe këto të fundit të shfaqjen përgjegjësinë dhe të kontribuojnë në pengimin e përshkallëzimit të situatës”, shkruan Nikolla.

SHKARKO APP