Situata në Vlorë, kryebashkiaku Dredha: Zjarri nga dora e njeriut, të gjithë forcat në gatishmëri

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka folur mbi situatën e zjarrit në fushën e mbetjeve. Zjarri prej te enjtes paradite vijon në vendgrumbullim ndërsa sipas kryetarit të bashkisë të gjitha mjetet dhe forcat njerëzore janë në gatishmëri dhe punë, por era e fortë ka krijuar përhapjen e tymit. Veç tyre ndihme ka patur edhe nga ministria e mbrojtjes, nga biznesi apo edhe mjete të aeroportit.

”Zjarri është vendosur nga dora e njeriut, e qëllimshme apo jo nuk mund ta themi. Por është dore njeriu pas zjarrit. Pasi me parë kemi patur temperatura edhe më të larta dhe nuk kemi pasur situatë”, tha Dredha. Në fjalën e tij Dredha kërkoi edhe ndihmën e organeve ligjzbatuese për të vënë para përgjegjësisë personat që shkaktojnë situata zjarresh.

Kryebashkiaku ka folur edhe mbi landfildin e Sherishtes, për të cilin tashme është firmosur një vendim që i kalon ministrisë së Mjedisit dhe agjencinë përkatëse (AKEM) dhe për rrjedhoje lidhet një kontratë me Bashkinë e Vlorës mbi përfundimin e punimeve dhe i jep bashkisë se Vlorës nen administrim këtë landfild. Dredha konfirmon se shpreson që gjithçka te mbyllet sa më shpejt, por edhe të nisë projekti i kapsulimit.

SHKARKO APP