Situata te Unaza e Re, Manjani thirrje policisë: O me popullin, o me banditët që qeverisin!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar që është krijuar këtë mëngjes nga përplasjet mes policisë dhe banorëve të Unazës së Re.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani i drejtohet policisë duke u shprehur se nuk është me asnjë polic që sot gjendet tek Unaza i rreshtuar kundër shqiptarëve që po mbrojnë shtëpitë e tyre, teksa shton se “detyra e policisë nuk është të prishë, por të mbrojë shtëpitë e njerëzve”.

Reagimi i plotë i Manjanit

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk kam asnjë mundësi mirëkuptimi për asnjë polic që sot gjendet tek unaza i rreshtuar kundër shqiptarëve që po mbrojnë shtëpitë e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk funksionon më as me shkelje syri, e as me justifikimin e përhershëm: “buka e kalamajve”. Nuk mbahen kalamajt e tu duke dhunuar kalamajt e tjetrit!

Aq më tepër që detyra e policisë nuk është të prishë, por të mbrojë shtëpitë e njerëzve.

Kjo eshtë koha e burrave dhe jo e qaramanëve. Kërkohet rreshtim i qartë: o me popullin, o me banditët që qeverisin! Kush rri mbron banditët do duhet të largohet njësoj si ata. Pa asnjë mëdyshje!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?