Situatë e jashtëzakonshme nga përmbytjet në Shkodër. Vijon evakuimi i banorëve, mjeti i ushtrisë bllokohet në kanal
Moti i keq ka përfshirë vendin prej dy ditësh, ndërkohë që situata më problematike paraqitet në Shkodër.
Në disa fshatra të Shkodrës, shumë banesa gjenden nën ujë dhe mijëra sipërfaqe toke të përmbytura.
Bëhet e ditur se shumë banorë kanë lënë banesat gjatë natës, ndërsa vijon ende evakuimi nga ana e ushtrisë, e cila ndodhet në terren. Gjithçka në fshatin Kuç, që është nën pushtetin e ujit, bëhet me varka dhe me mjete të larta të ushtrisë. Por duhet se edhe për mjetet e ushtrisë është e vështirë, pasi njëri prej tyre ka ngecur në ujë.
Ndërkohë, që personat e sëmurë janë larguar nga banesat e tyre gjatë mbrëmjes, ndërsa bashkia ka vënë në dispozicion disa ambientet në përdorim të saj, për të strehuar banorët e prekur nga këto përmbytje. Po ashtu mësohet se një mjet i ushtrisë ka mbetur i bllokuar në një kanal të fshatit Kuç.