Situatë kritike edhe te Rana e Hedhun në Shëngjin. Zjarri përhapet pranë hoteleve dhe banesave, evakuohen banorët e turistët

Situatë kritike paraqitet nga zjarri në Shëngjin, ku flakët kanë dalë jashtë kontrollit pavarësisht se është punuar gjatë gjithë natës për shuarjen e tyre. Flakët u janë afruar shumë afër resorteve e banesave, duke bërë që gjatë natës të evakuohen turistë të shumtë që po pushonin këtë zonë në kulmin e sezonit turistik, si edhe banorë të zonës.

Edhe pas ndërhyrjes me helikopter ka qenë e pamundur izolimi i plotë i vatrave të zjarrit, ku për shkak të erës së fortë gjatë mbrëmjes, zjarri është riaktivizuat sërish në disa zona të malit.

Flakët dolën jashtë kontrollit mesnatën e 30 korrikut, ndërsa policia bllokoi rrugën që të çon drejt zonës turistike të Ranës së Hedhun për të shmangur rrezikun për banorët dhe turistët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?