Sizmologu Rrapo Ormeni: Tërmetet e fundit nuk kanë lidhje me tërmetin e Durrësit

Sizmologu Rrapo Ormeni shprehet për median se tërmetet e fundit nuk kanë lidhje me tërmetin e Durrësit.

“Tërmeti i shtatorit të shkuar ishte në një zonë tjetër.

Kurse këto lëkundje kanë ndodhur në zonën Lushnje-Elbasan-Dibër, që është një zonë aktive sizmike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tërmete të këtij niveli janë gjeneruar vit për vit në këtë zonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky tërmet është shoqëruar nga disa pasgoditje. Është karakteristikë për këtë zonë. Në vitin 2015 aty ka rënë një tërmet me shkallë 5.0.

Njerëzit, pas goditjes së 26 nëntorit, tani janë më të ndjeshëm, por më përpara kanë ndodhur të tilla lëkundje dhe njerëzit nuk duhet të kenë probleme për tërmete 4.6 apo 5.0.

Goditja kryesore ka qenë 4.6 dhe lëvizjet e tjera janë më të vogla dhe po vijnë duke u shuar,” tha Ormeni.

Por toka po lëkundet pa pushim prej një viti!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?