Sjellje kriminale ndaj deputetit të opozitës Alimadhi, braktiset nga mjekët
Deputeti i rëndësishëm dhe ndër të paktët opozitarë të vërtetë, Adriatik Alimadhi ka denoncuar sot sjelljen e mjekësisë pasi ai dhe e shoqja e tij kanë dalë me koronavirus, por asnjë nuk i ka shkuar për ndihmë.
Në një mesazh në Facebook ai shkruan: “U paraqita në urgjencë, por nuk më ndihmuan duke me thënë se nuk kam asgjë. Tani kam dalë pozitiv. Kam njoftuar Gramoz Ruçin”.
Por shteti nuk duhet të sillet kështu me një deputet të tillë që është opozitar i vërtetë dhe për dreq nëse i ndodh gjë atij nuk ka më deputetë, pas listat kanë mbaruar.
Pikësëpari Zoti Ruçi duhet të merret urgjent me një deputet të tillë, me kaq personalitet opozitar, por edhe për të mos futur në kolaps parlamentin.
Deputeti që mori mandatin për të zgjatur jetën e kësaj qeverie, e ka kuptuar nga vuajtjet e veta këto ditë sa nga Urgjenca te Senatoriumi, se qeveri ka më shumë llafe sesa punë. Në reagimin e tij të gjatë në Facebook, Alimadhi thotë se daljet mediat të Edi Ramës janë false dhe se emergjenca nuk po përballohet siç duhet nga institucionet.
Të gjitha shqetësimet që nuk i ka ngritur në Kuvend, Alimadhi ja plas sot në fytyrë Edi Ramës dhe më të drejtë kërkon që shteti të reagojë për atë dhe qytetarët e tjerë që vuajnë në të njëjtën mënyrë.
KOHA JONË SONDAZH

