S’ka dakordësi për mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, Bardhi: PS po hedh në erë dialogun

Pas debateve me maxhorancën, PD-ja largohet nga Këshilli për Legjislacionin. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bradhi u shpreh se maxhoranca është e vendosur për të hedhur në erë dialogun.

“Keni vendosur që të hidhni në erë dialogun, seanca dëgjimore do i bëjmë klur të doni ne, si mund t’uia nënshtrosh votën se kur do të bëhen seancat dëgjimore, nëse na doni në në tryezë do duhet të bini dakord me ne”, tha Bardhi.

Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit ka pasur debate sa i përket kalendarit të punës, ku palët nuk kanë rënë dakord. Nisur nga kjo mos dakordësi, deputetja e PD-së, Dhurata Çupi solli deklaratën e kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim me opozitën, gjë që sipas saj nuk po ndodh.

Pjesë nga debati

Ermonela Felaj: Kalendari i punimeve përkon pikë për pikë me kalendarin e punimeve për nismën që ka propozuar PS. Ne nuk duam të bashkojmë dy nismat. Unë ftoj kolegët që ta rishikojnë kalendarin dhe në mbledhjen tjetër ne ta miratojmë.

Gazment Bardhi: Ne nuk biem dakord që ndryshimet në kushtetutë kanë karakter teknik. Nuk është dokument teknik dhe si e tillë nuk mund të ketë ndryshime kushtetuese të karakterit teknik. Të dyja nismat duhet të ecin paralelisht sepse momenti që miratohet raporti nga kjo mbledhje duhet ti nënshtrohet shqyrtimit në seancë.

Enkelejd Alibeaj: KPërderisa bëhet fjalë për të ndryshuar të njëjtin tekst ligjor që është Kushtetuta dhe ka paralelisht 2 iniciative dhe kur rregullorja thotë që shqyrtohen në një mbledhje të përbashkët. Ka diçka dhe duhet të jemi të sinqertë, pse e bëni juve këtë, pse nxituat dhe nuk pritët deri sot që të caktonit në mënyrë të njëanshme kalendarin e punimeve për punimet e iniciativës tuaj.

Lindita Nikolla: Duke i dhënë ton recitativ, jo domosdoshmërish është argument. Ky kalendar që ju keni propozuar, i mbyll rrugën nismës tuaj. Kërkesa është që ne të rakordojmë datat që dhe përfaqësuesit e mazhorancës të jenë prezent në respekt të nismës suaj, nuk mund të ndodhen në 2 mbledhje për çështje të ndryshme një person. Çështja është shumë e thjeshtë, rakordojmë kalendarin, në mënyrë që të vijomë 2 nismat në mënyrë serioze.

SHKARKO APP