S’ka konsensus nga PS-PD për Presidentin e ri, Vasili: Estrada TaoRama-AliBasha kaq ishte
Zgjedhja e presidentit të ri ka shkuar në pikën zero, pasi kreu i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u shpreh se Partia Socialiste u tërhoq nga marrëveshja e dakordësuar më parë mes palëve, që kandidatura e propozuar duhet të mbante firmat e të dy palëve.
Ndaj dhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasilit thotë se estrada TaoRama-AliBasha kaq ishte. Sipas tij, grupi i Alibeajt u përdor nga PS-ja.
”TaoRama u kthye në fis, u tregoi munxat dhe i zboi ashtu siç zbohen debilat njëpërdorimsh. Debilat e “dobishëm”, që tani nuk i duhen as dreqit u kthyen thjesht në debila totalë njëpërdorimsh”.
Postimi i plotë
Nga debilë të “dobishëm” në thjesht debilë njëpërdorimsh. Estrada TaoRama-AliBasha kaq ishte. TaoRama me ca marifete të trasha shtyu ca orë propagande me këta debilat e “dobishëm”. Tani TaoRama u kthye në fis, u tregoi munxat dhe i zboi ashtu siç zbohen debilat njëpërdorimsh. Debilat e “dobishëm”, që tani nuk i duhen as dreqit u kthyen thjesht në debila totalë njëpërdorimsh.