S’ka konsensus për ligjin e mbetjeve. Nuk hyn në seancë

Dekreti i presidentit Bujar Nishani për të kthyer në Kuvend ligjin e importit të mbetjeve nuk do të shqyrtohet në seancën e nesërme parlamentare.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka firmosur rendin e ditës dhe në listë mungon Ligji i Mbetjeve.

Brenda mazhorancës nuk ka ende një qëndrim të përbashkët për dekretin e presidentit Nishani, ndërsa shoqëria civile vazhdon ta kundërshtojë ligjin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rendi i ditës

Swiss Digital Mobile Reklama

1- Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 27.10.2016.

2 – Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend.

3 – Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

4 – Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 9920, date 19.5.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

5 – Njoftimi/miratimi i projektkalendarit 3 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 7–25 nëntor 2016.

6 – Për votim: Projektligj “Për disa shtesa në ligjin nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8116, date 29.3.1996, “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. Projektligji “Për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë në Republikën e Shqipërisë”.

7 – Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?