S’ka oligarkë në Shqipëri? Brahaj i publikon fakte Ramës: Kontraktime pa garë, aksiomë e kapjes së shtetit

Nga Korça kryeministri Edi Rama tha se në Shqipëri nuk ka oligarkë. Kjo deklaratë ka nxitur një reagim të drejtoreshës së “Open Data”, Aranita Brahaj, e cila jep shembuj të disa tenderave të Autoritetit Rrugor Shqiptar, që janë shënuar me flamuj të kuq për shkak se janë shpallur fitues, duke paraqitur ofertën më të lartë.

Sipas saj, të gjithë taksat që kanë pësuar ulje, duke përmendur rentën minerare, ndërsa nuk harron pa shtuar edhe marrëveshjet koncesionare të papublikuara.

“Kush e pagoi me 15% bindshëm nuk është oligark (pak budalla Po), ata që paguan me 8% fituan 7%, e mbase u lind në zemër të bëjnë edhe falënderime “antioligarki “ me donacione për “të varfrit”. Gjithcka falë politikave fiskale që bën ngjitje zbritje. Konkluzioni për të ardhmen: Atë diferencën 7% sa ta paguash në kohë të gabuar, më mirë ta menaxhosh duke mbajtur veshët hapur nga qeveria që ngre e ul tatimin gjithmonë pa u ndikuar nga oligarkët.Vendimmarrja politike e Parlamentarizmit për kontraktime pa garë e pa studime bindëse është aksiomë e kapjes apo oligarkisë. Hiq rastin e kesaj mazhorances tonë”-shkruan ajo.

Postimi i plotë

Nuk kemi Oligarki që Ndikon Qeverisjen – thotë Kryeministri. Po duhen listuar edhe disa pohime si më poshtë:

• Po kemi edhe kompani që marrin pjesë në tender ku Skualifikohen të gjithë përveç fituesit me vlerë më të lartë se të tjerët ja ARSH http://openprocurement.al/sq/arsh/list ja FONDI http://openprocurement.al/sq/albaniandf/redflag

• Kemi Kompani që 100 % të xhiros vjetore e kanë para publike e nuk është ndonjë meritë e madhe që me para publike paguajnë TVSH apo rast pas rasti edhe Tatim Dividend . Regjistri i Biznesit version analitik http://opencorporates.al/sq/company
• Këtë tatimin e fundit (mbi dividentin) u bie me mirë ta paguajnë duke u sinkronizuar me Qeverinë, e cila vendos 3 vjet 15% tatim e 1 vit 8% tatim. Kush e pagoi me 15% bindshëm nuk është Oligark (pak budalla Po), ata që paguan me 8% fituan 7%, e mbase u lind në zemër të bëjnë edhe falënderime “antioligarki “ me donacione për “të varfrit”. Gjithcka falë politikave fiskale që bën ngjitje zbritje . Konkluzioni për të ardhmen: Atë diferencën 7% sa ta paguash në kohë të gabuar, më mirë ta menaxhosh duke mbajtur veshët hapur nga Qeveria që ngre e ul tatimin gjithmonë pa u ndikuar nga Oligarkët.

• Kemi taksa kombëtare si Renta Minerare të zeru-ara në mandatin qeverisës. Edhe qeveria e mëparshme i ulte me –2 apo -3% por nuk i çonte tek zero. Po kush pyeti për taksa kombëtare, pa llogaridhënie. Me vullnet hyjnor qeveria gjykon që zerimi përmirëson punësimin.

• Po kemi edhe Ndryshim Marrëveshje Koncesionare të Papublikuar, dhe maxhoranca që pranojnë kosto investimi me miliona euro për asfaltim po asnjë publikim dokument fizibiliteti, pa emër studio kontabël apo standard kontabël për përllogaritje kostosh . Nuk publikohet madje as sa kohë ka patur Qeveria për verifikim të kostove kontabël të propozimit, nuk kemi ndonjë të dhënë nga Relacioni Zyrtar.

• Vendimmarrja politike e Parlamentarizmit për kontraktime pa garë e pa studime bindëse është aksiomë e kapjes apo oligarkisë. Hiq Rastin e kesaj mazhorances tone.

Bindshëm Kryeministri deklaron në Altarin Mediatik që nuk ka ndikime Oligarkike.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10224812313236323&id=1268208787

SHKARKO APP