S’ka referendum për territorialen, Kolegji Zgjedhor rrëzon KQZ-në
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, një tjetër vendim kundër ankesave të opozitës për ndarjen e re territoriale të vendit. Sot Kolegji Zgjedhor rrëzoi vendimin e KQZ-së për zhvillimin e referendumit kundër Reformës Territoriale në 103 njësive vendore. Kërkesa për shfuqizimin e vendimit të KQZ-së ishte bërë nga Partia Socialiste.
Për deputetin e PD-së, Oerd Bylikbashi, qëllimi i vetëm i PS-së është pengojë zgjedhësit të ushtrojnë të drejtën që u garanton Kushtetuta. Sipas opozitës, për aq kohë sa firmat për referendum janë mbledhur, vendimi i kolegjit nuk e zhbën këtë nismë.