“S’ka zgjedhje pa PD”, Shehu flet për situatën në KQZ: Aventurë e rrezikshme e këtij regjimi

Nisur nga problemet me dy grupet në selinë blu, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar se Partia Demokratike rrezikon të mos regjistrohet për garën e 14 majit.

Deputeti i PD-së Tritan Shehu, e përjashton një skenar të tillë duke thënë se reagimi popullor do të ishte shumë i ashpër.

“Kjo është një aventurë tjetër e këtij regjimi shumë e rrezikshme, që do ta djegë atë brenda. Nuk mund të ketë zgjedhje pa PD, nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën shqiptare se PD është pjesa dërmuese e opozitës shqiptare. Çdo tentativë dhe çdo ngutje për ta përjashtuar padyshim do të sjellë reagime shumë të fuqishme. Nuk më shqetëson kjo gjë se nuk mund të ndodhë diçka e tillë se reagimi pastaj do të ishte jashtëzakonisht i ashpër dhe i fortë me këtë regjim. Ky është një moment që do të kalojë por kjo kërkon miobilizim popullor, reagim popullor dhe qëndresë popullore”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?