Skadon afati i Bashës për plotësimin e letrave në KQZ! Dy PD-të ‘‘përplasen‘‘ në KAS
Në mesnatë skadoi afati i vendosur nga Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për PD-në, që Lulzim Basha të firmoste si kryetar deklaratën për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore.
Pa përfunduar ky afat, PD-ja e Alibeajt iu drejtua Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve.
Në fakt të dy grupet e PD-së, si ajo e Berishës edhe e Alibeajt, pas ’’luftës’’ në Gjykatë dhe kërkesave të depozituara në KQZ, tanimë u ‘përplasën’ në KAS dhe kërkojnë zgjidhjen se cila PD do regjistrohet në zgjedhje.
Sot në orën 10:00 në KAS do të hidhet shorti për të përcaktuar relatorët e dy kërkesave ankimore të depozituara nga Berisha e Indrit Sefa, përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeajt.