SKANDAL në Fier/ Mehmetaj: PS shpërndan ushqime për vota

Kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputete në Qarkun e Fierit, Kejdi Mehmetaj, akuzon Fatbardha Merkajn, Kryetare e Forumit të Gruas PS, njëkohësisht drejtoreshë e gjimnazit të Cakranit së bashku me punonjës të bashkisë Fier, në vend se të ishin në krye të detyrës, janë mbledhur “kokë më kokë” në bagazhet e makinave në lagjen “Dautaj” duke shpërndarë ushqime.

Denoncimi i Mehmetajt

Kjo është mënyra e të bërit “fushatë” e rilindjes. ⬇️

Po ndodh sot në Gorishovë, ora 13:55:

Fatbardha Merkaj, Kryetare e Forumit të Gruas PS, njëkohësisht drejtoreshë e gjimnazit të Cakranit së bashku me punonjës të bashkisë Fier, në vend se të ishin në krye të detyrës, janë mbledhur “kokë më kokë” në bagazhet e makinave në lagjen “Dautaj” duke shpërndarë ushqime.

Asnjë vjedhje, mashtrim apo ndonjë mënyrë tjetër rilindase nuk do i ndalë fierakët të votojnë të lirë e të zgjedhin të duhurit.

25 Prilli është afër dhe ndryshimi po vjen. Së bashku do ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë, do ta bëjmë Shqipërinë si të gjithë vendet Europiane

SHKARKO APP