Skandal në Skrapar, administratori i Komunës Potom u bën presion banorëve për të mos votuar

Administratori dhe nënpunësit e komunës Potom në Skrapar, Partizan Gorci, Mondi Omeri dhe Florie Cerri po shantazhojnë banorët që kanë dalë masivisht në votime. Administratori i komunës dhe nënpunësit e financave me sa duket nga frika e votës kundër Rilindjes, u kanë kërkuar banorëve që të mos dalin në votime, ndryshe do u heqin përkrahjen sociale.

Prokuroria e Beratit dhe policia e Skraparit, duhet të veprojnë menjëherë për ndalimin e shantazhuesve të cilët nga nesër do të japin llogari.

Për këtë skandal është njoftuar edhe KQZ-ja, e cila nga ana e saj i ka kërkuar Komisionit Vendor në Berat dhe Çorovodë, që te marrë masa të menjëhershme. Edhe përfaqësuesit e partive dhe shtabet e tyre elektorale, kanë denoncuar provokatorët e veshur me pushtet të vjedhur.

Nga ana tjetër për banditët e veshur me pushtet, është bërë denoncimi i cili në ditët në vijim do të hetohet me paanshmëri dhe pa mbrojtjen e Rilindjes së ndëshkuar nga vota e lirë e qytetarëve.

Lexoni edhe….

SHKARKO APP