Skandal/ Rrihet kreu i Bashkisë së Divjakës: Një 32-vjeçar më goditi në fytyrë
Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Divjakë, ku kryetari i bashkisë Fredi Kokoneshi është sulmuar fizikisht dy ditë më parë në qendër të qytetit. Kokoneshi ka denoncuar në komisariat një 32-vjeçar, të identifikuar si Dritan Sterkaj si dhe ka thënë që është goditur në fytyrë.
Autori nuk është ndaluar ende. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, referuan materialet në Prokurori për vlerësim.
“Divjakë/ Në datë 11.07.2022, në Komisariatin e Policisë Divjakë ka bërë kallëzim shtetasi F.K, 54-vjeç, banues në Divjakë,(Kryetar i Bashkisë Divjakë), se shtetasi D.S, 32-vjeç, banues në Divjakë, e ka goditur me grushte dhe e ka ofenduar për shkak të detyrës. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, referuan materialet në Prokurori për vlerësim”,-thuhet në njoftimin e policisë.