Skandali, Agjencia Shtetërore e Investimeve e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë
Një skandal ka ndodhur nga Agjencia Shtetërore për Investime në Shqipëri.
Në një hartë të Europës të postuar nga kjo agjenci, shihet se mungon shteti i Kosovës. Harta ishte përshkruese ku tregoheshin statistika ekonomike të vendit.
Nuk është hera e parë që ndodh kjo në Shqipëri. Para disa muajve në librat e shkollës fillore kishte ndodhur i njëjti gabim. Për këtë u bë një bujë e madhe dhe Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, kishte kërkuar falje.
Këtë gabim kishte bërë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në një hartë të cilën e kishte postuar në faqen e tij në rrjetet sociale mungonte shteti i Kosovës dhe shfaqej si pjesë e Serbisë./Bold News/