Skandali/Deputeti i PS, Alket Hyseni, thërret në takim partiak drejtuesit e policisë Sarandë

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vijojnë kallëzimet në kuadër të vendimit për veprimtaritë e ndaluara gjatë fushatës elektorale apo para fushatës nga qeveria apo kryebashkiakët.

KQZ ka ndaluar çdo aktivitet të qeverisë që shfrytëzon postin shtetror gjatë kësaj kohe deri me 25 prill.

I fundit është kallëzimi për deputetin e PS, Alket Hyseni, i cili shikohet në një takim partiak edhe me zyrtarë të policisë..

“Me datë 6 janar 2020 deputeti Alket Hyseni ka thirrur në takim partiak disa drejtues të policisë të Sarandës. Zoti Hyseni është deputet, është politikan, është kandidat në zgjedhje dhe drejtues politik i zonës dhe asnjë pikë e legjislacionit shqiptar nuk i jep të drejtë deputetëve të thërrasin në takim e të kërkojnë llogari policisë së shtetit. Rasti konkret përbën shkelje të dispozitave ligjore dhe një sinjal negativ për zgjedhjet dhe rolin e policisë me 25 prill, ndaj është në interesin e vetë KQZ-së të reagojë për distancimin nga praktika të tilla dhe ndalimin e tyre në të ardhmen”, thuhet në kallëzimin e postuar në faqen e KQZ.

SHKARKO APP