Skandali i akteve martesore, shkarkohet Konsullja shqiptare në Milano

Luljeta Çobanaj, konsulle e Shqipërisë në Milano, është shkarkuar sot nga detyra, me vendim të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Vendimi i Ministrisë ka ardhur pas denoncimit në emisionin “Stop”. Emisioni vërtetonte se si në Konsullatën në Milano paguheshin 1000 euro për të marrë brenda ditës një akt martese.

Akti i martesës nga Konsullata është i domosdoshëm për shtetasit shqiptarë që lidhin kurorë në Itali, por procedura zgjat dy javë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me pagesën 1000 euro për sekserët rreth konsullatës, akti bëhej gati brenda ditës.Emisioni “Stop” e vërtetoi duke shkuar për marrjen e një akt-martese në Milano.Në video, sekseri premton mbylljen e dokumentave, ndërkohë që shpjegon se nga 1000 euro 800 shkojnë për konsullen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dokumenti i paraqitur nga “Stop” mban firmën e Luljeta Çobanajt.Pas publikimit të këtyre fakteve, Ministria e Punëve të Jashtme ka vendosur shkarkimin e Konsulles së Përgjithshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?