Skandali i inceneratorëve, Kejdi Mehmetaj: Është koha që Alqi Bllako të përgjigjet penalisht

Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj thotë se deputeti i PS-së Alqi Bllako duhet të përgjigjet për dy faktorë që e përfshijnë në skandalin e inceneratorëve.

”Shkresa që Z.Bllako në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit i ka dërguar Bashkisë Tiranë ( dhe jo qarkut Tiranë si e kërkojnë shkresat e ardhura nga institucionet e tjera) kanë ndryshuar fatin e Inceneratorit të Tiranës. Është pikërisht kjo shkresë që i hap rrugë ndërtimit të inceneratorit dhe përvetësimit me skema mafioze të parave publike. Në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të AKUM, më datën 3 dhjetor 2019, Z.Bllako ka firmosur për zgjatjen e kontratës së inceneratorit të Fierit. Nëse vërtet AKUM nuk ka asnjë rol mbi inceneratorët, pse është ndermarrë ky veprim nga drejtori Bllako?”,shkruan nënkryetarja e LSI-së.

Postimi i plotë i Kejdi Mehmetaj:

Nëse drejtësia do punonte në kohë dhe e pa ndikuar, personazhe si Alqi Bllako nuk do të lejoheshin as të kandidonin në zgjedhjet që lam pas, jo më të flisnin sot nga karrigia e deputetit. Duke besuar që veprimet e SPAK do e vendosin përballë përgjegjësisë edhe Z.Bllako si shumë pushtetarë të tjerë që janë përgjegjës për një nga aferat më të rënda korruptive, për qytetarët po i mëshoj sërish dy fakteve për të cilat përgjigjet drejtëpërdrejtë Z.Bllako:

– Shkresa që Z.Bllako në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit i ka dërguar Bashkisë Tiranë ( dhe jo qarkut Tiranë si e kërkojnë shkresat e ardhura nga institucionet e tjera) kanë ndryshuar fatin e Inceneratorit të Tiranës. Është pikerisht kjo shkresë që i hap rrugë ndërtimit të inceneratorit dhe përvetësimit me skema mafioze të parave publike.

– Në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të AKUM, më datën 3 dhjetor 2019, Z.Bllako ka firmosur për zgjatjen e kontratës së inceneratorit të Fierit. Nëse vërtet AKUM nuk ka asnjë rol mbi inceneratorët, pse është ndermarrë ky veprim nga drejtori Bllako?

Sa më sipër e shumë akte të tjera që përfshijnë jo vetëm Alqi Bllakon, por edhe ministra, ish-ministra, sekretarë të përgjithshmëm, drejtora e kryetar bashkish ndodhen brenda dosjeve që janë depozituar në SPAK. Në këtë pikë ku kemi arritur, të gjithë shqiptarët janë të qartë, si dhe kush janë pas aferrës së inceneratorëve tani presim thjesht të vendoset drejtësi. Ne po e ndjekim me vëmendje paranë, historia vazhdon…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kejdi Mehmetaj (@kejdimehmetaj)

SHKARKO APP