Skandali/Kryeministri survejon Presidentin me polici sekrete
Sot nga Vlora, Edi Rama, i nxitur nga mllefi ndaj Presidentit Meta, bëri një deklaratë që është skandal.
Kryeministri, duke dashur të akuzojë Ilir Metën si President, theksoi se “Presidenti lëviz natën…”.
Çfarë pune ka kryeministri se si lëviz apo ku shkon Presidenti që takon qytetarë si kryetar shteti? Pse ai përgjon se ku shkon Presidenti? Kush ia jep të drejtën atij të survejojë Kryetarin e Shtetit?
Ky është skandal, që kryeministri duke mos kontrolluar veten nga inati dhe humbja e 25 prillit, faktoi publikisht se ai e kontrollon çdo lëvizje të Presidentit me polici sekrete.
SPAK-u nëse do ishte institucion i pavarur vetëm për këtë deklaratë të kryeministrit duhej të hapte çështje penale të mënjëhershme, pasi ky që doli sot publikisht mbetet skandal shtetëror.
Dhe i dënueshëm!
KOHA JONË SONDAZH

