Skandali me të dhënat, Rama kërcënon qytetarët: Patronazhistët (fuksat) ju njohin të gjithëve

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se skema e vjedhjes së të dhënave të qytetarëve për qëllime politike është organizuar nga Partia Socialiste dhe strukturat e tij.

Ditën e sotme, në një takim me të rinjtë, Edi Rama ka shkuar dhe më tej duke kërcënuar qytetarët me anë të patronazhistëve (fuksave) që punojnë për PS. Sipas tij, patronazhistët (fuksat e partisë) dinë çdo gjë për njerëzit.

”Patronazhistët tanë nuk kanë makina të shtrenjta. Ata kujtojnë se po ikin përpara duke u futur në karvan me Lamborgini dhe duke bredhur në Shqipëri. Patronazhistët tani nuk bredhin, ecin dhe ndalojnë, ecin dhe ndalojnë. Në çdo hap marrin shënim kush je, si e ke emrin, si duket situata, për kë ke votuar më përpara, për kë do të votosh këtë herë, po mami, babi ç’thotë? Kush janë brenda atyre makinave që shoqërojnë Lulin në turin motoçiklistik me katër rrota nga një anë në një tjetër? Janë shqiptarët që nuk kanë bukë, nuk kanë punë, që besojnë te puna, sipërmarrja e tyre e vogël shkolla, gjuhët e huaja, teknologjia, puna me tokën? Kush janë? Patronazhistët e dinë se kush janë ata. Nuk ka xhama të zinj që ju fshehin sepse sytë e patronazhistëve janë me rreze lazer. U them disa drejtueve të SHIK-ut të kohës, doganave dhe tatimeve të asaj kohe që nuk ka për tu kthyer më në 25 prill, disa shefave të policisë së kohës që i lanë policët rrugëve duke ngrënë fara luleledielli dhe që për vete e përdorën uniformën e policisë për grabitje, ne e dimë që ju jeni në ato makina. I them edhe atij drejtorit të basteve të kohës, bashkë me vullnetarët që kanë humbur licencat e basteve ne ua dimë targën e makinës. Kur them ne, jo regjimi, por patronazhimi”, – tha Rama.

Deklarata e sotme e Edi Ramës është një kërcënim i hapur ndaj qytetarëve dhe formë shantazhi. Nga ana tjetër, kryeministri po nxit konflike mes qytetarëve duke mbështetur një skemë manipulimi zgjedhjesh, vjedhje të të dhënave dhe spiunimi mes qytetarëve.

SHKARKO APP