Skandali me tenderat, PD: Agim Kajmaku është rasti më flagrant i plaçkitjes së buxhetit nën mbrojtjen e Ramës

Kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, prej muajit nëntor 2019 është në kërkim me akuzën e falsifikimit të formularëve pasi fshehu dënimin në Greqi.

Pavarësisht kësaj, ish-kompania e tij “Kajmaku shpk” vazhdon të fitojë tendera nga qeveria.

Së fundmi është Ministria e Brendshme, Drejtoria e Blerjeve të Përqendruara, ajo që ka shpallur ish-kompaninë e tij fituese të kontratës me vlerë 5 milion lekë pa TVSH.

Nisur nga ky ky skandal i publikuar sot në media, Partia Demokratike deklaron se Agim Kajmaku është rasti më flagrant i plaçkitjes së buxhetit nën mbrojtjen e Edi Ramës.

Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të PD

“Faktet janë të pakundërshtueshme:

  1. PD publikoi në Gusht 2019 dokumenta se Agim Kajmaku i Vorës rezulton i dënuar në Greqi, por Edi Rama e mbrojti.
  2. Denoncimi i Partisë Demokratike u faktua i vërtetë, por Edi Rama nuk e shkarkoi.
  3. Drejtësia kërkoi arrestimin, por Agim Kajmaku u lajmërua më parë dhe u lejua të arratiset.
  4. Agim Kajmaku u arratis në nëntor2019, por Edi Rama i dha në janar 2020 tender 57 milionë lekë.

Duke i dhënë miliona lekë një personi në arrati, që ai e emëroi kryebashkiak të Vorës dhe nuk guxoi ta shkarkonte, Edi Rama dëshmon, në mënyrë të përsëritur, se e vetmja gjë që di të bëjë është të palçkisë paratë e shqiptarëve me ca kriminelë, oligarkë dhe të korruptuar.

Ky tender kriminal duhet anulluar! Paratë e shqiptarëve nuk mund t’i marrë një i arratisur që e ka vendin në burg!

SHKARKO APP