Skandali në Durrës, pallati i dëmtuar rëndë në strukturë riparohet me llaç dhe bojë. Banorët: Ky është krim
Banorët e një pallati të dëmtuar rëndë nga tërmeti në Durrës kundërshtojnë rindërtimin e tij. Banorët thonë se pallati është klasifikuar nga ekspertët me termin DS4, gjë që tregon dëmtim në kolona dhe strukturë, dhe riparimi i tij është i pamundur.
Banorët shprehen se riparimi i këtij pallati nuk është zgjidhje, por rrezik real për jetën e tyre. Sipas ligjit, objektet e dëmtuara rëndë duhen shembur dhe pronarët duhen kompensuar.
Fshehja e dëmtimeve në strukturë dhe kolona me riparime fasadë mund të kthehet në një rrezik real për banorët.