Skandali/Qeveria po zhvendos votuesit e opozitës nga QV pa dijeninë e tyre

Emisioni investigativ “BOOM” në Rtv Ora denoncoi mbrëmjen e kësaj të enjteje skandalin që po ndodh në vend pikërisht në kohën që partitë politike kanë ndezur motorët e fushatës elektorale.

Qytetarët e Tiranës po zhvendosen pa dijeninë e tyre në Njesi të tjera Administrative. “Në datë 01.08.2020 rezultonte që ne banonim në Tiranë por me datë 19.09.2020 supozohej që ne të banonim në Vlorë. Nuk e di çfarë ka ndodhur, nuk ka qenë kërkesa jonë. Jam banor i njësisë numër 9 që nga 1991. U futa te e-Albania duke kërkuar adresën time kur shikoj që më kanë kaluar në njësinë 11, në Laprakë.  Kam 15 vjet që jam i regjistruar këtu te njësia 7 në Tiranë dhe shkova të marr një certifikatë për djalin dhe më thanë nuk jeton këtu, je në Kashar”,- thonë qytetarët për Ora News.

Edhe pse ligji në këtë rast është i qartë, se asnjë qytetar nuk mund të transferohet në një Njësi tjetër pa dijeninë dhe vullnetin e tij, në ballafaqim me punonjëset e Njësive Administrative qytetarët ndeshen me arrogancë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
“BOOM” zbulon skandalin me listat e votuesve: Qeveria zhvendos votuesit e opozitës - 28 shtator 2020

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?