Skandaloze/Përdhosin flamurin kombëtar tifozët çekë
Politikë E Shtunë, 12 Tetor 2024 08:16
Ajo që ka ndodhur mbrëmë në ndeshjen Çeki-Shqipëri mbetet për tu penalizuar nga UEFA, ku Armando Duka duhet të reagojë.
Një ngjarje skandaloze dhe e turpshme u regjistrua në stadiumin ‘Epet Arena’ në Pragë aty ku Çekia dhe Shqipëria u përballën në kuadër të grupit B1 në Nations League.
Tifozët çekë në mënyrë të turpshme, kishin shpalosur hartën e Kosovës nën flamurin serb si dhe kishin përdhosur atë shqiptar, duke e kthyer me kokën poshtë.