Skandal/TVSH vendos tarifë, mediat nuk transmetojnë dot Kuvendin live
Seanca e kësaj të enjteje në Kuvend ka nisur në orën 10:00, por përveç TVSH-së, e cila është e vetmja që ka mundësinë për të prodhuar sinjal transmetimi nga Kuvendi, asnjë media nuk e transmeton për shkak se TVSH ka vendosur tarifa dhe nëse televizionet duan sinjal ta transmetojnë, duhet të paguajnë.
Këtë e ka ngritur si shqetësim në seancë edhe deputeti i PD e njëherazi kryetari i grupit parlamentar, Edmond Spaho, i cili kërkoi madje edhe ndërprerjen e seancës.
“Media është prezente nuk ndërpritet seanca”, iu përgjigj kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.
Sakaq, më herët, në një postim në rrjetet sociale, Eduard Shalsi postoi edhe këto foto nga seanca ku shkruante: “Ogur i mbarë! Nuk mbaj mend që kurse kam shkelur për herë të parë në parlament, të ketë filluar seanca në orar, siç po ndodh këto kohë!”
KOHA JONË SONDAZH

