Shkarkimet e ‘bujshme’, PD: Rama po mbron tenderin e Unazës

Pas valës së shkarkimit në rradhët drejtuese në ARRSH dhe në Portin e Durrësit, Partia Demokratike në një dalje për mediat e ka cilësuar si një metodë të kryeministrit, Edi Rama për të mbrojtur projektin e Unazës së Madhe.

Tenderi i Unazës së madhe u mbrojt nga Rama me shkarkimin e drejtoreve. DH Albania është kompani me lidhje të drejtëpërdrejtë me Edi Ramën. Tenderi 20 milionë euro për 1 km rrugë duhet të anulohet. Sot Rama përdori zonjën 15 milionë dollarë të doganës për të mashtruar studentët. Protesta është e vetmja rrugë për frikacakun Edi Rama.- u shpreh deputetja Dhurata Çupi.

Deklarata

“Shkarkimi i drejtorëve hajdutë të Edi Ramës është i pamjaftueshëm dhe një përpjekje për të larë duart nga vjedhja 40 milion euro tek Unaza e Re.   Drejtorët e shkarkuar e kanë vendin në burg! Por drejtësia është e paplotë, nëse do të vazhdojë të mos hetojë Damian Gjiknurin, Arben Ahmetajn dhe Edi Ramën për skandalin e vjedhjes tek Unaza e Re!’

Partia Demokratike ka reaguar me forcë, pas shkarkimeve të disa drejtuesve të lartë të shtetit nga kryeministri Edi Rama ditët e fundit. Deputetja Dhurata Çupi, nga selia blu, tha:

Fushata e shkarkimeve të drejtorëve hajdutë të Edi Ramës është treguesi i kalbëzizimit nga korrupsioni i kësaj qeverie, e cila nuk është e aftë të bëjë reforma, por do të ndërrojë hajdutët e vjetër me hajdutët e rinj.

Një qeveri që ka vullnet të luftojë korrupsionin dhe jo të ndajë me klientët e saj paratë e shqiptarëve do ta çonte sot drejt qelisë së burgut drejtorin e Rrugëve, drejtorin e OST-së, drejtorin e Portit dhe çdokënd tjetër që vjedh.

Kjo nuk ka për të ndodhur me vullnetin e Edi Ramës, sepse tenderi i Unazës së Madhe, për të cilin po shkarkohen sot drejtorët e tij, u mbrojt nga vetë Edi Rama. Partia Demokratike ka denoncuar që në fillim me fakte se tenderi 40 milionë euro për 2 kilometra është abuziv, korruptiv dhe me fitues të paracaktuar.

Partia Demokratike  ka denoncuar e para dhe solli prova se DH Albania, ishtë kompani e dyshimte me lidhje direkte me Damian Gjiknurin dhe Edi Ramën.

Shkarkimi i shërbëtorëve të oligarkëve, të cilët grabisin shqiptarët me firmën e Edi Ramës, është i pamjaftueshëm, është një përpjekje për të larë duart me vjedhjen e 40 milionë euro.

Drejtorët e shkarkuar e kanë vendin në burg! Por drejtësia është e paplotë, nëse do të vazhdojë të mos hetojë Damian Gjiknurin, Arben Ahmetajn dhe Edi Ramën për skandalin e vjedhjes tek Unaza e Re. Tenderi i 20 milionë eurove për 1 kilometër rrugë duhet të anullohet!

Dhe, meqë jemi tek tenderat.

Sot, Edi Rama, përdori zonjën 5 milionë dollarë të doganave për të mashtruar sërish studentët. Nga anullimi i Thumanë-Kashar nuk ka asnjë qindarkë të parashikuar në buxhetin e shtetit për këtë vit.

Çdo fjali tjetër është mashtrim dhe gënjeshtër!

Protesta dhe qëndresa është e vetmja gjuhë që njeh frikacaku Edi Rama. Dhe këtë do të marrë derisa t’ia arrijmë t’u heqim shqiptarëve nga qafa një kryeministër hajdut, arrogant, shërbëtor i krimit dhe oligarkëve.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/399122170660130/

SHKARKO APP