Skema e mashtrimit me kreditë, caktohet data e seancës dëgjimore të deputetëve të PD-së me Gent Sejkon

Pas skandalit që bëhet me dhënien e kredive në vend, deputetët e PD-së kërkuan një seancë dëgjimore me Guvernatorin e Bankës se Shqipërisë, Gent Sejko. Shqetësimi i tyre lidhet me problemin e kredive të administruara nga Micro Credit Albania sh.a. Seanca dëgjimore u caktua ditën e martë, në orën 11:00.

Prokuroria e Tiranës ka vlerësuar se guvernatori i Bankës së Shqipërisë duhet të hetohet për “shpërdorim detyre” nga SPAK, pasi dyshohet se mori masa të vonuara dhe të papërshtatshme për të frenuar skemën e dyshuar të mashtrimit ndaj mijëra qytetarëve nga shoqëria e mikrokredive MCA.

Por vetë Sejko është shprehur se s’ka informacion zyrtar nga SPAK-u apo nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa theksoi se Banka e Shqipërisë nuk ka atribut për të hetuar mashtrimet financiare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?