Skema e PS për Shkodrën, të hënën ngre këshillin, mandati i kryebashkiakut i kalon nënkryetarit
Pas votimeve moniste të 30 qershorit dhe largimit të Valdrin Pjetrit në Shkodër, Partia Socialiste pritet të vërë në zbatim një skemë që do të tensionojë dhe më tepër situatën politike.
Top Channel raporton se të hënën pritet të bëhet konstituimi i këshillit bashkiak të Shkodrës. Këshilli i ri me anëtarë vetëm të PS pritet të marrë dhe një vendim që i ndërpret mandatin kryebashkiakes së ligjshme Voltana Ademi. Top Channel raporton se “Këshilli që do të betohet pritet të konfirmojë se mandati i Voltana Ademit si kryebashkiake ka përfunduar dhe zëvendësimi i saj do të bëhet me një prej nënkryetarëve. Një prej nënkryetarëve pritet të komandohet në krye të bashkisë deri në organizimin e zgjedhjeve lokale në Shkodër”.
KOHA JONË SONDAZH

