Skena dhune mes të rinjve në kryeqytet (video)

Një tjetër skenë dhune është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, kur për protagonist kanë qenë disa të rinj, të cilët janë përleshur me njëri tjetrin në rrugën 5 Maji, në kryeqytet.

Sipas një qytetari, i cili ka dërguar videon në redaksinë e JOQ, të rinjtë kanë ndaluar makinat në mes të rrugës, kanë dalë dhe kanë filluar të konfrontohen fizikisht me njëri-tjetrin.

Nga pamjet shihet qartë se përleshja është masive. Nuk dihen shkaqet e sherrit, por fatmirësisht mes tyre ka patur persona që i kanë ndarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk është hera e parë që në Tiranë ndodhin të tilla skena. Më shqetësuesja është se të tilla konflikte ndodhin edhe nga nxënës shkolle, në mes të gjimnazeve, por jo vetëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Plas keq sherri në mes të Tiranës, të rinjtë ndalojnë makinat dhe gjuajnë me grushta njëri-tjetrin on Vidnews.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?