“Skenarët do i shikoni më 20 shkurt”, Bardhi: Protestuesit do jenë të lirë të bëjnë ç’të duan!
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi nga Korça foli për protestën e opozitës që do të mbahet me 20 shkurt në Tiranë. Në një komunikim për gazetarët, ai u pyet për skenarët e mundshëm të këtij tubimi, por Bardhi tha se reagimi qytetar nuk është as me porosi dhe as me skenar, por ata do jenë të lirë të protestojnë kundër kësaj qeverie.
“Nga Korça i bashkohemi turit tonë të bashkimit të demokratëve në bazë dhe sigurisht asaj që ndodh pas dy ditësh, protestës kombëtare të 20 Shkurtit. Skenarët do i shikoni në datën 20 shkurt, nëse do e thonim skenarin e protestës sot do humbte kurioziteti, pa diskutim që protesta është formë reagimi do jetë reagim qytetar, nuk ka asnjë formë për tu ndalur. Protestuesit janë të lirë…
Qytetarët do jenë të lirë të shprehin reagimin, protestën e tyre ndaj qeverisë. Reagimi nuk është as me porosi dhe as me skenar”, tha Bardhi.